​Kremtimi i Krishtlindjes, mesha kryesore mbahet në Katedralen në Prishtinë

Aktuale

​Kremtimi i Krishtlindjes, mesha kryesore mbahet në Katedralen në Prishtinë

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 07:35
Mesha

Krishtlindja është një nga kremtimet më të rëndësishme në kalendarin festave të krishtera, e cila festohet çdo datë 25 dhjetor për të kujtuar lindjen e shpëtimtarit Jezu Krisht.

Ajo pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët. Rëndësia e ditës së Krishtlindjes nisi të rritet dalëngadalë pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindjes.

Sot dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe Kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shën Nikollës apo Plakut të Vitit të Ri në prag të Krishtlindjes apo mëngjesin e Krishtlindjes.

Në historinë e krishterë, lindja e Jezusit sjell mrekullinë e mishërimit: Zoti e bën veten plotësisht njerëzor duke marrë pamjen e një fëmije të pafuqishëm. Por diçka e mrekullueshme ndodh në të vërtetë në çdo lindje.

Në fakt, ne duhet të mësojmë të shohim në çdo lindje, si një premtim për të shpëtuar botën nga brutaliteti dhe dhuna e vdekjes. Lindja nuk është thjesht një ngjarje natyrore që i përgjigjet ligjeve universale të jetës.

Me rastin e kësaj feste, Ipeshkvia e Kosovës do të organizojë sot pritje nga ora 18:00 në Qendrën “BogdaniPolis” te Katedralja “Shën Nënë Tereza”, ku pritet të vijnë përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, trupi diplomatik dhe njerëz të kulturës, artit dhe miq e dashamirë.

Në orën 23:30 nis programi për Krishtlindje në Katedrale, i cili zgjat deri në mesnatë. Në orën 24:00 mbahet mesha solemne e Krishtlindjes, të cilën do ta udhëheqë Imzot Dodë Gjergji.

Të hënën nga ora 11:00 mbahet mesha në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, ndërsa nga ora 18:00 mesha në Kishën e “Shën Ndout” në “Ulpianë”, Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat