Osmani: Krishtlindja është një kohë reflektimi e solidariteti, gëzuar për shumë mot

Aktuale

Osmani: Krishtlindja është një kohë reflektimi e solidariteti, gëzuar për shumë mot

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 09:58
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjes.

Osmani thotë se Krishtlindja është një kohë reflektimi e solidariteti, teksa zemrat dhe shtëpitë janë të mbushura me shpresë e optimizëm.

“Në këtë ditë kremte, le t`i kujtojmë ata që mund të përballen me sfida dhe t’ua shtrijmë dorën e mirësisë e dhembshurisë.

Qoftë kjo festë e mbushur me dashuri, paqe dhe gëzim për secilën familje! Gëzuar për shumë mot”, thuhet në urimin e presidentes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat