​Komandanti i FSK-së uron besimtarët katolikë për Krishtlindje: Le të na mbushen zemrat me shpirtin e festës

Aktuale

​Komandanti i FSK-së uron besimtarët katolikë për Krishtlindje: Le të na mbushen zemrat me shpirtin e festës

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 17:40
Bashkim Jashari

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka uruar besimtarët katolikë për Krishtlindje, duke thënë se kjo festë bashkon vlerat e unitetit, paqes dhe vullnetit të mirë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se shpreson që viti i ardhshëm do të sjellë arritje edhe më të mëdha, prosperitet dhe lumturi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Ky vit ka qenë i mbushur me sfida, por mos të harrojmë që gjatë kohërave të vështira lidhjet tona forcohen edhe më shumë. Në këto kohë festash të reflektojmë dhe të vazhdojmë së bashku me vendosmëri duke mos harruar asnjëherë qëllimin tonë të përbashkët: një mirëqenie dhe siguri më të madhe për të gjithë qytetarët e vendit tonë.

Edhe një herë, Gëzuar Krishtlindjen të gjithëve e sidomos personelit ushtarak të FSK-së. Le të na mbushen zemrat me shpirtin e festës!|, ka shkruar Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat