Rexha: 19-vjeçarët kanë raportuar nga veriu, të pa përvojë e pa asnjë element mbrojtës

Aktuale

Rexha: 19-vjeçarët kanë raportuar nga veriu, të pa përvojë e pa asnjë element mbrojtës

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 11:40
Xhemajl Rexha

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha ka folur për sulmet nga gazetarëve.

Ai ka thënë se 2023 ka qenë një vit kur gazetarët kanë qenë cak i sulmeve si online ashtu edhe fizik.

Më tutje, Rexha ka shtuar se kërkesa e vazhdueshme e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës ndaj institucioneve përkatëse është që rastet e sulmeve ndaj gazetarëve të merren me prioritet.

Kryetari i AGK-së ka përmendur shumë raste të sulmeve ndaj gazetarëve, po ashtu theksoi se ka nevojë për ngritje të kapacitetit të gazetarëve, në kuptimin e asaj se kush duhet të shkojë në veri.

“Në kuptim të organizimit të asaj se kush duhet të shkojë në veri, në fakt kam parë 19-vjeçarë duke raportuar nga atje, të pa përvojë, të pa shoqëruar nga dikush që mund ta dijë terrenin, pa asnjë element mbrojtës “, tha Rexha.

Rexha, tutje tha se lajm i mirë është që me ndihmën e reporterëve pa kufi dhe Free Press Unlimited nga Holanda janë shpërndarë mjete mbrojtëse për mbi 20 media të Kosovës, sidomos televizioneve, përveç RTK që e ka mundësin që t’i sigurojë vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat