Kryetari Shehu për çiftin që vdiq tragjikisht: Do ta kujtojmë përgjithmonë si familje shembullore

Aktuale

Kryetari Shehu për çiftin që vdiq tragjikisht: Do ta kujtojmë përgjithmonë si familje shembullore

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 16:00
Ruzhdi Shehu

Kryetari i komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu ka shprehur ngushëllime për vdekjen e çiftit në bjeshkët e Junikut – Mic Tofaj dhe Fatlinda Maloku Tofaj.

“Me dhimbje të thellë e pranuam sot lajmin tragjik për humbjen e parakohshme të Mic Tofaj dhe bashkëshortes së tij Fatlinda Maloku Tofaj. Ngushëllime familjes Tofaj dhe familjes Maloku për humbjen e papritur të më të dashurve të tyre.”

Ai ka thënë se Micin dhe Fatlindën, Juniku do t’i kujtojë përgjithmonë si familje shembullore.

“Micin dhe Fatlindën, Juniku do t’i kujtoj përgjithmonë si familje shembullore, mbi të gjitha si persona me virtyte të larta njerëzore por edhe si ndërmarrës të suksesshëm dhe junikas të cilët kanë kontribuar aq shumë për Komunën e Junikut”.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nuk ka qenë bombola e gazit ajo që ka shkaktuar vdekjen e çiftit në bjeshkët e Junikut.

Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës ka thënë se vdekja e tyre u konstatua nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.

Siç tha ai për Reporteri.net, dyshohet se shkaktar ka qenë rryma, ku dy viktimat janë asfiksuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat