Tahiri: Vuçiqi mori letër nga Putini

Aktuale

Tahiri: Vuçiqi mori letër nga Putini

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 19:15
Aleksander Vuçiq

Gazetari Besnik Tahiri ka folur për zhvillimet e ditës së sotme pas protestave opozitare kundër pushtetit të presidentit serb Aleksandër Vuçiq që u mbajtën mbrëmë në Beograd.

Ai ka thënë që sot kreu i këtij shteti pos që ka pranuar një letër nga homologu i tij rus, Vladimir Putin, ai njashtu është takuar edhe me ambasadorin e këtij vendi, Alexander Botsan-Kharchenko.

“Jo rastësisht Vuçiqi sot e ka pasur ditën për t’iu përgjigjur jo opozitë dhe kërkesave ë tyre por për t’iu përgjigjur Rusisë për shkak që sot në mëngjes ai e merr një letër nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putn, një letër përshëndetëse dhe Putini në atë letër iu thotë se duhet të trashet aleanca mes Beogradit dhe Moskës, dhe po ashtu që ta kenë këtë aleancë në çështjet rajonale, ndërkombëtare dhe bilaterale”, ka thënë Tahiri në Info Magazine.

“Përpos që e merr letrën nga Putini, Vuçiqi në mëngjes e takon ambasadorin e Rusisë, aty e shkëmbejnë një libër, ia jep një libër diplomatik z. Kharchenko presidentit serb dhe natyrisht ky është simbol i vogël i asaj se Rusia mendon që prapa këtyre protestave që nuk janë masive nëse e shohim numrin e njerëzve të cilët kanë marrë pjesë mbrëmë në protestën e Beogradit, pra Rusia mendon që prapa tyre fshihen shtetet e fuqishme, sidomos ato të Bashkimit Evropian, që sipas Kremlinit duan ta rrëzojnë regjimin e Aleksandër Vuçiqit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat