Vendimi për njohjen e targave RKS, deputetja e VV-së: Vetëm një hap që tregon që Serbia s’ka çare pa e njohur Kosovën

Aktuale

Vendimi për njohjen e targave RKS, deputetja e VV-së: Vetëm një hap që tregon që Serbia s’ka çare pa e njohur Kosovën

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 17:31
Arbreshë Kryeziu-Hyseni

Qeveria e Serbisë ka marrë vendim që prej 1 janarit të viti 2024, të lejojë veturat me targat RKS pa stikers, në territorin e saj.

E sipas deputetes së VV-së, Arbreshë Kryeziu-Hyseni, ky është një vetëm një hap drejt njohjes së Kosovës nga Serbia.

Dhe ajo thekson se “Serbia s’ka çare pa e njoftë Republikën e Kosovës-”.

“Në fakt ka qenë një zmbrapsje e Serbisë në atë këmbënguljen se nuk do të njohin dhe nuk ta pranojnë asnjëherë RKS-së. Ndërkohë ky ka qenë vetëm një hap që tregon që Serbia s’ka çare pa e njoftë RKS-së. Edhe vetë fakti që kanë marrë vendim që prej datës një janar t’i njohin targat e veturave të RK-së, tregon që presioni është rrite kohëve të fundit karshi Serbisë lidhur me qëndrimet që ata i kanë mbajtur sa i përket RKS-së. Besoj që ky është vetëm një hap i parë që tregon se Serbia medoemos do të vijë një ditë aty ku po synojmë ne të shkojmë”, ka thënë Kryeziu-Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat