Hoxha: Lumir Abdixhiku në metodë është krejt Vetëvendosje

Aktuale

Hoxha: Lumir Abdixhiku në metodë është krejt Vetëvendosje

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 21:43
Kurti, Abdixhiku

Në “Debat Plus” ndër të tjera është diskutuar për sondazhet e fundit që i ka publikuar Televizioni Dukagjini dhe reagimet që ka marrë nga opozita, ky sondazh.

E i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku kritikoi këtë sondazh, duke e cilësuar si “propagandë”.

E analisti, Dibran Hoxha, tha se Abdixhiku “në metodë është krejt Vetëvendosje”.

“Dhe kjo është një kartë që është djegë”, ka shtuar Hoxha.

Nga sondazhi, në kuadër të OMNIBUS-it për matjen e opinionit publik, nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të printe e para në listë, duke kryesuar me 48.5 për qind.

Ndërsa, partia tjetër që kryeson në vend të dytë është Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me 18.2 për qind, duke lënë pas Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), me 17.9 për qind.

Pas këtyre partive pason AAK-ja, e cila rezulton të ketë 6.8 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat