Ahmeti jep detaje rreth lëvizjes së lirë pa viza në zonën Schengen nga 1 janari – Çka duhet të dini?

Aktuale

Ahmeti jep detaje rreth lëvizjes së lirë pa viza në zonën Schengen nga 1 janari – Çka duhet të dini?

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 00:19
Ilustrim

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka folur rreth liberalizimit, i cili hyn në fuqi më 1 janar 2024.

“Qëndrimi nuk mund të zgjasë më shumë se 90 ditë. Brenda periudhës 180 ditore. Nuk nënkupton që mund të punosh. Për punë duhet vizë tjetër. Edhe studimet e rregullta nuk mndësohen, sepse ajo tejkalon 90 ditëshin. Pra, brenda 180 ditëve nuk mund të qëndron në zonën Schengen më shumë se 90 ditë”, është shprehur Ahmeti.

Ahmeti ka bërë thirrje të mos shkelet kjo.

“Mund të deportohesh në Kosovë ose mund të dënohesh me mjete monetare deri 5 mijë euro, e nëse unk e paguan ka kamatë. Po ashtu mund të penalizohesh me pasaportë deri në 5 vjet. Figuron në secilin vend anëtar që e keni shkelur këtë rregull”, tha tutje Ahmeti.

Ahmeti ka shtuar se duhet patjetër pasaportë biometrike.

“Duhet minimalisht 3 muaj vlefshmëri të pasaportës. Duhet dëshmia e udhëtimit – agjendës apo biletave. Pastaj akomodimi – te ndonjë familjarë, duhet t’i kesh informacionet, madje mund të kërkohet edhe numri i identifikimit te personi që ju pret. Nëse akomodoheni në ndonjë hotel, duhet rezervimi. Edhe te financat, duhet ta vërtetosh që ke kapacitet financiar që mund t’i mbulosh shpenzimet, nëse i mbulon vet. Nëse i mbulon vet shpenzimet, nuk ka ndonjë vlerë fikse. Nëse shkon te ndonjë familjarë 30-50 euro në ditë, nëse në hotel 50 deri 100 euro në ditë. Por, kjo dallon pak nga vendet ku shkon dhe nga çmimet që janë atje. Kërkohet edhe bileta kthyese, nëse udhëtohet me aeroplan, nëse udhëton me veturë, janë dokumentet tjera. Rekomandohet të ketë edhe sigurim shëndetësor”, tha tutje Ahmeti.

Ahmeti tha se në rast se keni ftesë nga një familjarë, duhet t’i posedoni të gjitha të dhënat për atë person, edhe nëse ai ua paguan shkuarjen e qëndrimin atje.

Ahmeti ka shtuar se Integrimi Evropian i Kosovës, është burim ku qytetarët mund të marrin çdo ditë informacione për vizita jashtë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat