Faturat e larta të energjisë elektrike, flet Rashiti nga KESCO

Aktuale

Faturat e larta të energjisë elektrike, flet Rashiti nga KESCO

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 13:32
Margarita Rashiti

Margarita Rashiti nga KESCO, në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini, për faturat e larta të energjisë elektrike ka thënë se tashmë konsumatorët i ndjejnë më shumë këto ngritje.

“Është shpenzim i gjithësecilit që duhet të paguajnë çdo shpenzim. Njëjtë ndodh edhe në markete të ndryshme, nëse muajin e kaluar ke blerë diçka me 50 euro do të thotë se muajin e kaluar blen diçka më shumë por nuk kushton 50 euro, kështu që është i njëjti kalkulim me energjinë elektrike”, ka thënë Rashiti.

Rashiti ka thënë se ulja e temperaturave në muajin dhjetor e bën të vetën që qytetarët të shpenzojnë më shumë energji elektrike.

“Për më tepër shto faktin se shumica e konsumatorëve ngrohen me energji elektrike…Deri më tani që po flasim leximi ka përfunduar diku rreth 400 mijë konsumatorë dhe vetëm 14 për qind e këtyre konsumatorëve kanë paguar mbi 100 euro, pjesa tjetër është nën 100”, ka thënë ajo, duke shtuar se e gjitha varet sesa shpenzon.

Sipas saj, tarifat e vitit 2021 nuk kanë pasur bllok tarifë, tarifa e lartë ka qenë 6.75 cent dhe tarifa e ulët ka qenë 2.89 cent.

“Tarifat e vitit 2021 nuk kanë pasur bllok tarifë, tarifa e lartë ka qenë 6.75 cent dhe tarifa e ulët ka qenë 2.89 cent. Në shkurt të vitit 2022, ZRrE-ja ka vendosur të ketë bllok tarifë, përveq bllok tarifës ata që shpenzojnë nën 800 kilovat përsëri i kanë pasë çmimet e njëjta…Me vendimin e njëjtë që është marrë më 30 mars 2023 dhe kanë hyrë në fuqi më 1 prill të po këtij viti, të gjitha këto tarifa, përfshirë dhe bllok tarifën, bllokun e parë dhe të dytin, janë rritur për 15 për qind…”, ka thënë tutje Rashiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat