Policia parandalon garat ilegale në autostradën “Ibrahim Rugova”

Aktuale

Policia parandalon garat ilegale në autostradën “Ibrahim Rugova”

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Policia ka arritur që ta parandaloj garat e shpejtësisë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Njësitet policore hasën dy automjete duke zhvilluar shpejtësi prej 225 kilometra në orë dhe 230 kilometra në orë, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 100 kilometër në orë.

“Të njëjtit janë gjobitur me nga 300€ dhe 3 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë, se ditë më parë pikërisht nga garat me makina mbetën të vdekur 3 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat