Kurti: S’ka shtrenjtim të faturave të energjisë elektrike, për ankesa janë KESCO dhe ZRrE-ja

Aktuale

Kurti: S’ka shtrenjtim të faturave të energjisë elektrike, për ankesa janë KESCO dhe ZRrE-ja

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 15:17 Përditësuar në ora: 16:26 më 28.12.2023
Foto nga vendi i ngjarjes

​Fillojnë punimet për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit në dy fshatra të Fushë Kosovës

Është përuruar fillimi i punimeve për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Fushë Kosovës në fshatrat Bardh i madh dhe fshatin Sllatinë e madhe dhe lagjet 28 dhe 29.

Kryeministri Albin Kurti tha se ky projekt ka vlerën 2.8 milionë euro dhe do t’i sjell ujë të pijes rreth 10 mijë banorëve të kësaj ane.

Ai tha se në fshatin Bardh i Madh do të investohet edhe për modernizimin e termocentralit Kosova B të KEK-ut.

Kurti: Ky projekt ka vlerë 2.8 milionë euro

“Ne si qeveri nuk kemi premtuar mrekulli por kemi premtuar korrektësi dhe përgjegjësi. Qeveria po e mban fjalën, sot do të hedhim gurëthemelin e projektit në vlerë 2.8 milionë që do t'i sjell ujë të pijes rreth 10 mijë banorëve të kësaj ane. Pra i kemi dy lagje në Fushë Kosovë 28 dhe 29 dhe gjithashtu fshatrat Bardh i Madh dhe Sllatinë e madhe. Nuk mund të mblidhemi në Bardh të Madh e mos të flasim edhe për KEK-un, ne kemi paraparë që të investojmë jo vetëm në modernizimin e termocentralit “Kosova B”, por gjithashtu edhe në rehabilitimin e dy njësive të Kosovës A. Jetëgjatësia e të cilave do të rritet për 25 vjet, për modernizimin njësive të termocentralit “Kosova B” ne e kemi nënshkruar kontratën në pranverë të këtij viti, ndërkaq për të dytën tenderi do të shpallet në fillim të vitit që vjen 2024. Pra i kemi dy lagje në Fushë Kosovë lagjja 28 dhe lagjja 29 dhe gjithashtu fshatrat Bardh i Madh dhe Sllatinë e madhe. Nuk mund të mblidhemi në Bardh të Madh e mos të flasim edhe për KEK-un, ne kemi paraparë që të investojmë jo vetëm në modernizimin e termocentralit “Kosova B”, por gjithashtu edhe në rehabilitimin e dy njësive të “Kosovës A”. Jetëgjatësia e të cilave do të rritet për 25 vjet, për modernizimin e njësive të termocentralit “Kosova B”, ne e kemi nënshkruar kontratën në pranverë të këtij viti, ndërkaq, për të dytën tenderi do të shpallet në fillim të vitit që vjen 2024” tha Kurti.

Pjesë e vendosjes së gurthemelit të këtij projekti në lagjet 028 dhe 029 ishte edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili premtoi projekte të reja për komunitetet jo shumicë që jetojnë në këto lagje.

Krasniqi: Jemi të përkushtuar për t’i mbështetur komunitetet jo shumicë

"Në vazhdimësi si qeveri jemi të përkushtuar me mbështetë komunitetin në lagjen 28 dhe 29 në përgjithësi në Fushë Kosovë, përtej vështirësive që i kemi pas prej komunës, por ne nuk do të ndalemi dhe projektet të tjera do të vazhdojnë”, theksoi Krasniqi.

Përkrahje për komunitetet jo shumicë ofroi edhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Aliu: Do t’i zgjidhim problemet e juaja

"Ju premtojmë se me vështirësitë e juaja do të përballemi dhe do të përpiqemi me i zgjidh një për një të gjitha. Ashtu sikurse sot kemi zgjidh problemin e ujit, do të merremi edhe me çështje të tjera që merrem me hapësirën publike", theksoi ai.

-------

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e përurimit të fillimit të punëve për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Fushë-Kosovës, ka folur edhe për çështjen e faturave të energjisë elektrike.

Ai ka thënë se nuk ka rritje dhe se autoritetet që duhet pyetur për një gjë të tillë janë KESCO dhe ZRRE.

“Nëse ka fatura të fryera, KESCO dhe ZRRE janë adresa të cilat duhet t’i adresojnë me seriozitet edhe me shpejtësi të gjitha ankesat, mirëpo nuk ka shtrenjtim të energjisë elektrike. Kur ka konsum më të lartë natyrisht se ka edhe faturë më të lartë. Shtrenjtim të energjisë elektrike nuk ka”, ka deklaruar ai.

Tutje ai ka përmendur edhe furnizimin e familjeve me paisje efiçiente të energjisë elektrike, të cilat janë lehtësim sa i përket menaxhimit financiar dhe energjetik.

“Ne i kemi subvencionuar, kemi ndihmuar edhe sa i përket pajisjeve efiçiente për amvisëri edhe për bizneset në vazhdimësi po përpiqemi maksimalisht me ministren Ekonomisë, Artane Rizvanolli që të kenë furnizim të qëndrueshëm edhe çmime të përballueshme, por shtrenjtim të energjisë nuk ka”, ka deklaruar Kurti.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe ministrat Elbert Krasniqi dhe Liburn Aliu dhe kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Prishtina”, Arsim Fetahu.

Kurti me këtë rast tha si Qeveri nuk kanë premtuar mrekulli, por korrektësi dhe përgjegjësi, duke shtuar se po e mbajnë fjalën. 

"Qeveria po e mban fjalën. Sot do ta hedhim gurthemelin e projektit në vlerë 2.8 milionë euro, që do të sjellë ujë të pijshëm rreth 10 mijë banorëve të kësaj ane. I kemi dy lagje në Fushë-Kosovë, dhe gjithashtu fshatrat Bardh i Madh dhe Sllatinë e Madhe", ka theksuar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat