Gashi: KESCO ka bërë vjedhje, prokuroria duhet të veprojë

Aktuale

Gashi: KESCO ka bërë vjedhje, prokuroria duhet të veprojë

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 21:45
Astrit Gashi

Analisti politik, Astrit Gashi, hodhi dyshime se kompania kosovare për furnizim me energji elektrike (KESCO), ka kryer vjedhje.

“KESCO ka bërë vjedhje, tri ditë çojnë bllok-tarifë. Këtu duhet të ketë punë prokuroria… Këtu vjedhja është reale, vetëm tri ditë t’i shton të çon në bllok tarifë, bllok tarifa të çon diçka ekstra, kjo është sistematike, nuk mundet me qenë sistematike, deri sat ë vjen dikush nga prokuroria të thotë nuk është sistematike”, tha ai.

“Në një banesë që ngrohet 30 ditë 24 orë me ardhë më lirë se një banesë që nxehet 6 ditë nuk ka logjikë”, vijoi ai.

Ndryshe në një njoftim për media nga KESCO thuhet se deri më tani rreth 400 mijë konsumatorëve u janë lexuar njehsorët.

Kështu, sipas tyre, vetëm 14 për qind e konsumatorëve kanë fatura mbi 100 euro dhe 86 për qind kanë fatura nën 100 euro.

Po ashtu për këtë cështje ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili  ka thënë se nuk ka shtrenjtim të energjisë elektrike në Kosovës.

E për çdo ankesë të qytetarëve, Kurti ka thënë se adresat e vetme janë KESCO dhe ZRrE.

Sipas Kurtit, kur ka konsum më të lartë të energjisë elektrike “natyrisht se ka edhe faturë më të lartë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat