Osmani dekreton ambasadorin e Kosovës në Zvicër, ky është shefi i ri i misionit në Bern

Aktuale

Osmani dekreton ambasadorin e Kosovës në Zvicër, ky është shefi i ri i misionit në Bern

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 08:19
Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka dekretuar Mentor Latifin, ambasador në Konfederatën Zvicerane. 

Osmani ka nënshkruar dekretin më datën 21 dhjetor.

“z.Mentor Latifi emërohet Shef i Misionit/Ambasador i Republikës së Kosovës në Konfederatën e Zvicrës, me seli në Bern.”, thuhet në dekret.

Tutje, në dekret thuhet se ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij dekreti.

Latifi do ta zëvendësojë Sami Ukellin, i cili deri më tani ka qenë ambasador i Kosovës në Zvicër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat