Demhasaj: Qeveria Kurti ka dështuar në aspektin ekonomik e në politikën e jashtme

Aktuale

Demhasaj: Qeveria Kurti ka dështuar në aspektin ekonomik e në politikën e jashtme

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 09:08
Arton Demhasaj

Analisti Arton Demhasaj, ka përmendur disa aspekte e që vlerëson që nuk ka pasur lëvizje në to nga qeveria Kurti.

“Jo vetëm në vitin 2023 por prej marrjes së mandatit të kësaj qeverie nuk është që mund të shquhen për ndonjë lëvizje të madhe në aspektin politik, as në atë ekonomik e as në atë të politikave të jashtme. Politika e jashtme ka stagnuar në të gjitha aspektet, pra nuk kemi asnjë njohje që ka arrit me siguru, po ashtu nëse flasim edhe për çështjen e  anëtarësimit në organizata ndërkombëtare nuk ka ndonjë lëvizje  përpos një aplikim që e kemi bërë”, ka thënë ai.

Por, deklaron se në dialog ka pasur një përparim.

“Në dialog mund të themi se kemi pas pak a shumë përparime, kemi pas marrëveshjen e Brukselit njëkohësisht aneksin e Ohrit por që pastaj ka ngec në implementim. Tash mund të themi se kemi pas një përparim pasi kemi pas edhe një konvertim të targave nga ana e serbëve në komunat veriore dhe vendimi i Qeverisë së Serbisë për t’i njohur ato targa”, është shprehur Demhasaj.

Kurse fatkeqësi për këtë qeveri e quan atë se shumë ligje pas dërgimit në Gjykatën Kushtetuese po dalin të jenë antikushtetuese.

“Opozita e ka vlerësimin e saj edhe një pjesë të madhe të ligjeve i ka dërguar në Kushtetuese dhe është fatkeqësi që shumicën prej atyre ligjeve Kushtetuesja i ka vërtetuar që janë antikushtetuese, dje ishte i fundit edhe Ligji i Pagave dhe kjo tregon që në një farë forme Qeveria edhe Kuvendi një pjesë të ligjeve që i kanë votuar janë konstatu se janë kundërkushtetuese”, ka thënë tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat