“Nuk ka lind burrë mbi dhe me ma mbyll gojën mua”, historiania shqiptare “shpërthen” pas sharjeve mbi deklaratën për Shqipërinë

Aktuale

“Nuk ka lind burrë mbi dhe me ma mbyll gojën mua”, historiania shqiptare “shpërthen” pas sharjeve mbi deklaratën për Shqipërinë

Nga: A.Zh Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 11:44
Elena Kocaqi dhe Sab Gashi

Historiania shqiptare Elena Kocaqi, ka reaguar ashpër, për sharjet që ka marrë, pasi ka thënë se Shqipëria ka vendbanimin dhe gjuhën më të vjetër në Evropë.

Në një shkrim në Facebook, ajo e ka quajtur të papranueshme që “meshkuj të caktuar merren me shpifje e fyerje në rrjet”, përcjell Bota sot.

Historiania ka kërkuar nga të njëjtët, që mos merren me të, por të shikojnë punën e tyre, pasi ajo ka shtuar se “nuk ka lind burrë mbi dhe”, që do t’ia mbyll gojën.

Lidhur me këto sharje dhe ofendime ndaj Kocaqit, ka reaguar edhe Sab Gashi.

Reagimi i plotë në Facebook:

"Nuk ka lind burrë mbi dhe me ma mbyll gojën mua"

Pasi doli se Shqipëria ka vendbanimin më të vjetër në Evropë dhe gjuhën më të vjetër, janë disa njerëz të dështuar nga jeta që merren gjithë ditën duke më sharë mua me shpifje nga më të ndryshmet. I mirëkuptoj femrat, por e papranueshme që meshkuj të caktuar të merren me shpifje e fyerje në rrjet. Thjesht i vë në djeni që shpifjet e fyerjet janë vepra penale dhe dënohen sipas Kodit Penal.

1- Nuk bëj replikë me njerëz jo kompetentë në fushën time, pasi është humbje kohe, sepse ata nuk njohin mirë fushën.

2- Nuk bëj replikë me ata studiues zyrtarë që kanë marrë bursa dhe fonde nga vendet fqinje.

3- Mjerë këto që nuk e kanë idenë se me kë merren, unë nuk pyes për shtete jo më për individë, kur ushtroj të drejtën time për të shkruar e shprehur mendimet.

4- Kurrë nuk merrem me individin, por me idetë, faktin dhe argumentin. Kurrë nuk nxjerr tek faqja ime fotot e të tjerëve dhe t’i shaj, se kjo nuk është pjesë e kulturës dhe etikës sime.

E fundit kushdo që në këtë jetë ka hedhur gurë mbi mua, Zoti ua ka kthyer mbrapsht në kokat e tyre, sepse unë kurrë nuk sulmoj tjerët personalisht. Shikoni punën tuaj, mos u merrni me mua se thjeshtë dëmtoni veten pasi mua nuk keni ça më bëni. Unë në fushën e shkencës do të shkruaj e them ça të dua, nuk ka lind burrë mbi dhe me më mbyll gojën mua. Mos u lodhni kot, se nuk pyes askënd kur shkruaj. Përdoreni mendjen, me ngrit veten tuaj, jo me ul të tjerët.

Nga Elena Kocaqi

Kush ofendo këtë zonjë të madhe.

Ofendon Kombin dhe Atdheun.

Gjakun dhe Pendën e lirë të shqiptarit.

Dhe historinë

1000 vjeçare.

Urime festa e fundit vitit.

Nga ne:

Gjithë atyre që ju flen, në shpirt

Shqipëria dhe Dardania.

Yllirija.

Urime Nga Elena & Sabi.

Washington dc.

12/29/23.

Respekt Profe.Dr.Elena Kocaqi

Dhe sukses vitin që po vjen, 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat