Dita e fundit pa viza, nesër kryeministri në konferencë për medie

Aktuale

Dita e fundit pa viza, nesër kryeministri në konferencë për medie

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 08:11
Albin Kurti

Kjo është dita e fundit e vitit 2023, e njëkohësisht e fundit pa viza për qytetarët e Kosovës. Ndërsa nga nesër me 1 janar, ndezët dritat e gjelbër e udhëtimit në Shengen.

E për ditën e parë pa viza, Qeveria e Republikës së Kosovës në kuadër të fushatës informuese, organizon udhëtimin e parë pa viza për fituesit me fat nga kuizi i BE-së.

Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, do të urojnë dhe përshëndesin qytetarët e parë që do të udhëtojnë pa viza, dhe do të mbajnë konferencë për media.

Konferenca mbahet me datën 1 janar 2024 në Aeroportin "Adem Jashari" në Terminalin kryesor në ora 10:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat