Hasën në rezistencë të armatosur, policia jep detaje nga shkëmbimi i zjarrit në Zubin Potok

Aktuale

Hasën në rezistencë të armatosur, policia jep detaje nga shkëmbimi i zjarrit në Zubin Potok

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 08:58
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për shkëmbimin e zjarrit që ka ndodhur ditën e shtunë në Zubin Potok, mes policisë dhe disa personave të dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:15, ku disa persona të dyshuar kanë bërë rezistencë të armatosur.

“Policia gjatë patrullimit kanë vërejtur disa automjete të dyshuar duke lëvizur dhe në përpjekje për ti ndaluar kanë hasur në rezistencë të armatosur nga personat e dyshuara me ç’rast policia në vetëmbrojtje janë obliguar të përdorin armët zyrtare duke bërë të mundur arrestimin e njërit prej tyre të dyshuarin mashkull kosovar/s, ku gjatë kontrollit në kamion i janë gjetur 40 dele pa dokumente përcjellëse, ndërsa janë konfiskuar dy automjete tjera të cilat të dyshuarit tjerë i kanë braktisur dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.

Tutje, policia bën të ditur se përveç dëmeve të shkaktuara në automjetin e policisë nuk raportohet për lëndime në njerëz.

Me vendim të prokurorit delet me kamion janë dërguar në terminalin doganor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat