Pacolli: Uroj ky vit që po hyn të ju sjellë shëndet, lumturi dhe suksese

Aktuale

Pacolli: Uroj ky vit që po hyn të ju sjellë shëndet, lumturi dhe suksese

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 18:18
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli me familje

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se viti i ardhshëm të jetë i dashurisë, respektit për prindërit, për fëmijët e miqtë, e secili për secilin.

“Miqtë e mi të dashur, Gëzuar 2024! Uroj ky vit që po hyn të ju sjellë shendet, lumturi dhe suksese në realizim të të gjitha aspiratave dhe ëndrrave tuaja. Të jetë një vit i dashurisë, respektit për prindërit, fëmijët, familjarët e miqtë e seicilit për seicilin”, ka thënë Pacolli.

“Për familjarët, bashkëpunëtorët dhe miqtë e mi kam një falënderim nga zemra për momentet e bukura që kemi kaluar së bashku në vitin që po e lem pas”.

“Të kultivojmë shëndetin, dashurinë dhe të krijojmë harmoni në rrugën tonë të përbashkët. Le të përshëndesim e të festojmë së bashku fillimin e vitit te ri! Gëzuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat