Nga Banjskë, Njësitet Speciale të Policisë urojnë vitin e ri

Aktuale

Nga Banjskë, Njësitet Speciale të Policisë urojnë vitin e ri

Më: 1 janar 2024 Në ora: 09:21
Njësitet Speciale të Policisë

Një urim për vitin e ri 2024, për qytetarët e vendit, ka ardhur pas mesnatës nga Njësitet Speciale të Policisë së Republikës së Kosovës, që ndodhen në veri të shtetit, në krye të detyrës.

Nga Banjskë, në një lidhje të drejtpërdrejt në Programin Festiv të ‘RADIO 1’, Veton Elshani – zv/Komandant i Policisë Rajonale të Kosovës për veri, ka deklaruar se atje paraqitet situatë e qetë dhe nën kontrollin e plotë të autoriteteve.

‘Festojmë në detyrë. Janë specialët më të mirë të vendit që festojnë në punë, në shërbim të atdheut. 2023-ta mbetet vit i krenarisë dhe suksesit në mbrojtje të rendit kushtetues dhe ligjit si dhe mbetet vit i mbamendjes e nderimit për veprën e policit tonë, kolegut, heroit Afrim Bunjaku, i rënë në detyrë.

Situata është e qetë, kufinjtë poashtu. Qytetarët kanë kremtuar dhe po kremtojnë. Nga këtu urojmë më të mirat për të gjithë qytetarët e Republikës.’ - deklaroi Elshani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat