Rreth 900 milionë € shpenzime për naftë, mbi 102 milionë € për benzinë

Aktuale

Rreth 900 milionë € shpenzime për naftë, mbi 102 milionë € për benzinë

Më: 1 janar 2024 Në ora: 14:08
Ilustrim

Deri sa për naftë kosovaret gjatë vitit që lamë pas shpenzuar rreth 900 milionë euro, vlera e shpenzimeve për benzinë është rreth nëntë herë më e vogël.

Pra, gjatë vitit 2023 sipas të dhënave të Doganës së Kosovës shihet se gjithsejtë janë importuar 85 milionë litra benzinë, e ku baza Doganore për benzinën e importuar ka qenë mbi 54 milionë euro.

Më tutje gjithmonë referuar të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës shihet se për benzinën e importuar kompanitë importuese kanë paguar mbi 32 milionë euro në emër të akcizës si dhe mbi 15 milionë euro në emër të TVSH-së.

Pra, të vlera totale e taksave të paguara për benzinën e importuar gjatë vitit që tashmë po e lëmë pas ka qenë mbi 48 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat