Kushtetuesja, adresa e preferuar e opozitës gjatë 2023

Aktuale

Kushtetuesja, adresa e preferuar e opozitës gjatë 2023

Më: 1 janar 2024 Në ora: 22:31
Foto ilustrim

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ishte e do të vazhdojë të mbesë adresa ku projektligjet e miratuara në Kuvend e Qeveri, do të marrin edhe vlerësimin e gjyqtarëve.

Në zyret e kësaj Gjykate, në 2023, shkuan 9 ligje. Disa nene t Ligjit t Pagave, kushtetuesja n javn e fundit i gjeti n kundrshtim em Kushtetutn, por i njjti ishte drguar pr vlersim nga Avokati i Popullit.

Por srish, dy prej partive opozitare, PDK e LDK, ndaras drguan nj tjetr ligj n Kushtetuese, at pr Fondin sovran, u dërgua në këtë institucion.

Paraprakisht, Ligji për çmimet tavan për produktet bazë, ai për Këshillin prokurorial ishin rrëzuar në tërësi.

Përveç ligjeve të kontestuara, edhe një sërë projektligjesh që janë në punë, sipas opozitës, janë në përputhje me Kushtetutën.

“Pretendimet e lidhjes demokratike të Kosovës kanë qenë se këto ligje kanë qenë kundër kushtetuese dhe vetë, Gjykata i ka vërtetuar pretendimet e ngritura nga LDK-ja, dhe të njëjtat janë shpallur të pavlefshme nga Gjykata, me aq sic po shihet por edhe një sërë projektligjesh që janë në shqyrtim aktual në Kuvendin e Kosovës, janë me elemente që  e shkelin Kushtetuten e Kosovës, dhe kjo qasje tashmë është bërë normale e qeverisjes aktuale”, ka thënë Shkemb Manaj – LDK.

Ligjet anti-kushtetuese, sipas Përparim Grudës nga Partia Demokratike e Kosovës, burojnë tek rezultati zgjedhor i partisë në pushtet.

“Mosrespekti që ka qartazi kjo qeveri për rendin kushtetues të Kosovës, sepse mendojn se kjo fitorja që kanë arrit prej 50%, është një autorizim që me shku edhe përtej kushtetutes, e që nuk është ashtu sepse sado e madhe të jetë një shumicë parlamentare ajo i nënshtrohet kushtetutes edhe vendimmarrjes, sepse Kushtetuta është në thelb kundër shumicën për me mbrojt pakicën”, ka thënë Perparim Gruda – PDK.

Dërgimi i vazhdueshëm i ligjeve në këtë Gjykatë, i kishte penguar kryeministrit Albin Kurti, i cili në njërën nga mbledhjet e qeverisë nuk kishte kursyer kritikat për opozitën..

“Në historinë 15-vjeçare të shtetit të pavarur të Kosovës nuk mbahet mend që kaq shumë ligje të jenë kontestuar në Gjykatën Kushtetuese brenda një kohe kaq të shkurtër.  Kontestimi i tyre është përpjekje dëshpëruese për paralizim të reformave”, ka deklaruar Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.

Por nuk ishin vetëm partitë politike dhe avokati i popullit që dërguan projektligje në Kushtetuese.

Në gusht të 2023  Asociacioni i Komunave të Kosovës dërgoi për vlerësim ligjin për tatimin në pronë të paluajtshme, i cili parashihte  faljen e 100 eurove të tatimit për qytetarët, me arsyetimin se ky Ligji ndërhynë në kompetencat vetanake të komunave.

Përderisa partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje këtë nuk e ka konsideruar si opozitëbërje, partitë opozitare vitin e ka përmbyllur me paralajmërimet se praktika e vlerësimit të kushtetutshmërisë së ligjeve, nuk do të ndalet, në secilin rast që kanë dyshime.

Në Kushtetutën e Kosovës përcaktohet që kontestimi në Kushtetuese duhet të bëhet brenda një afati prej 8 ditësh nga miratimi i ligjit ose vendimit të caktuar. Bazuar në Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, nëse një Projektligj kontestohet brenda këtij afati, atëherë ai nuk procedohet nga ana e Kuvendit për shpallje te Presidentja e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat