Gruda i PDK-së: Qeveria mendon se fitorja prej 50% është autorizim që të shkohet përtej Kushtetutës

Aktuale

Gruda i PDK-së: Qeveria mendon se fitorja prej 50% është autorizim që të shkohet përtej Kushtetutës

Më: 2 janar 2024 Në ora: 11:16
Përparim Gruda

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë (KQM) të PDK-së, Përparim Gruda, ka kritikuar Qeverinë Kurti për hartim të ligjeve që janë në kundërshtim më Kushtetutën e Kosovës.

Ai ka bërë me dije se mosrespektimin që kjo qeveri ka ndaj Kushtetutës tregon se fitorja në zgjedhjet e fundit nacionale është autorizim për të shkuar përtej kushtetutës.

Mosrespekti që ka qartazi kjo qeveri për rendin kushtetues të Kosovës, sepse mendojnë se kjo fitorja që kanë arrit prej 50%, është një autorizim që me shku edhe përtej kushtetutës, e që nuk është ashtu sepse sado e madhe të jetë një shumicë parlamentare ajo i nënshtrohet Kushtetutës edhe vendimmarrjes.

Sepse Kushtetuta është në thelb kundër shumicën për me mbrojt pakicën”, ka thënë Gruda për EO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat