Zeqiri: Peticioni do të dështojë, qytetarët serbë janë më të interesuar për punësim e zhvillim

Aktuale

Zeqiri: Peticioni do të dështojë, qytetarët serbë janë më të interesuar për punësim e zhvillim

Më: 3 janar 2024 Në ora: 17:47
Izmir Zeqiri

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se peticioni do të dështojë, kështu duke theksuar se qytetarët serbë atje janë më të interesuar për punësim e zhvillim se sa për peticione.

Zeqiri ka thënë se kohëve të fundit janë shtuat kërkesat nga komuniteti serb për shërbime komunale.

“Nuk kemi ndonjë informacion për zhvillimin e ndonjë peticion, mirëpo neve çdo ditë, por edhe sot patëm shumë kërkesa të qytetarëve për punë të ndryshme dhe shërbime të ndryshme.

Duket se qytetarët, po flas për shumicën serbe, janë të interesuar për punësime dhe zhvillim dhe ndihmë në forma të ndryshme sesa për peticione. Unë mendoj që peticioni nuk do të ketë sukses dhe do të dështojë në këtë drejtim”, ka thënë Zeqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat