Mehmeti: BIA serbe ka kidnapuar edhe qytetarë të Kosovës, i kanë torturuar çnjerëzisht

Aktuale

Mehmeti: BIA serbe ka kidnapuar edhe qytetarë të Kosovës, i kanë torturuar çnjerëzisht

Më: 4 janar 2024 Në ora: 18:31
Murat Mehmeti

Ish-hetuesi policor në pjesën veriore të Kosovës, Murat Mehmeti, ka thënë se shërbimi sekret serb, apo siç njihet ndryshe BIA, ka kidnapuar në të kaluarën edhe qytetarë të Kosovës.

Ai e përmendi një rast në komunën e Zubin Potokut, ku sipas tij ishte kidnapuar një person dhe ishte torturuar në mënyrë çnjerëzore.

Sipas tij këto veprime Serbia i bën për t’i heshtur zërat kritikë të Qeverisë së tyre.

“Pak ka njerëz që fjala e tyre ka ndikim publik në Serbi, nuk e kalon 20. Numri total i njerëzve që mbajnë qëndrime që kishin ndiku për dy popujt me i tejkalu vështirësitë”

“Me siguri kanë qëllim t’i heshtin, ose t’i vrasin krejt. KA pasur qytetarë të Kosovës që janë kidnapu nga BIA tre i njoh unë, janë torturu, janë gju anash rrugës, askush s’din gjë, as ai s’din”

“Brenda Kosovës, në Zubin Potok, janë dërgu në mal, i kam pa torturat ndaj tyre, asnjë person nuk i përballon”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat