Rrahja e Sandulloviqit nga BIA, Avdyli: Duhet të jetë alarm për bashkësinë ndërkombëtare

Aktuale

Rrahja e Sandulloviqit nga BIA, Avdyli: Duhet të jetë alarm për bashkësinë ndërkombëtare

Më: 4 janar 2024 Në ora: 23:46
Haxhi Avdyli.

Kryetari i Partisë Republkane në Serbi, Nikolla Sandulloviq, është rrahur brutalisht nga Shërbimi Sekret i këtij vendi, pasi kishte deklaruar se ka kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë.

Sandulloviq po ashtu e kishte postuar edhe një fotografi nga Kompleksi Memorial në Prekaz duke bërë homazhe tek varrezat e Jasharëve.

Rreth kësaj ngjarje është deklaruar deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli.

Avdyli tha se ideologjia dhe mentaliteti i Serbisë nuk ka ndryshuar.

Ai theksoi se ky duhet të jetë alarm për bashkësinë ndërkombëtare.

“E njëjta gjë ka qenë edhe në vitet e 90-ta kur janë vrarë politikanët opozitarë si Stambolliqi, pastaj vrasja e Gjingjiqit, pastaj disa herë është bërë atentat ndaj një politikani i cili e pranon realitetin, e njeh Republikën e Kosovës dhe ka bërë vizita edhe në Prekaz”, tha Avdyli në Edicionin Special.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat