Osmani: Të gjitha partitë politike duhet të heqin dorë nga ndërhyrja në arsim

Aktuale

Osmani: Të gjitha partitë politike duhet të heqin dorë nga ndërhyrja në arsim

Më: 4 janar 2024 Në ora: 23:51
Rexhep Osmani

Ish-ministri i Arsimit, Rexhep Osmani, thotë se Qeveria e Kosovës duhet të përgatit një rezolutë që politika të mos përzihet në arsim.

Ai thotë se të gjitha partitë politike duhet të heqin dorë prej ndikimeve që ushtrojnë në arsim.

“Së pari Qeveria duhet të përgatit një rezolutë që ta miratojë Parlamenti që politika nuk mund të përzihet në arsim. Të gjitha partitë politike duhet të heqin dorë prej ndikimeve të tyre që ushtrojnë në arsim. Universiteti është politik. Ne kemi një fenomen të indiferentizmit  – që janë indiferent, studentët janë indiferent, ndodhin gjërat profesorët janë indiferent, dekanët janë indiferent. Indiferentizmi nuk është virtyt, por është një nënshtrim i një diçkaje që po ndodh te ne”, tha ai.

Osmani tha se politika ka ndërhyrë në arsim shumë vrazhdë disa vite pas luftës.

“Politika pas luftës ma pak, jo pse unë kam qenë në fushë të arsimit, por më vonë ka ndërhyrë në mënyrë shumë të vrazhdë. Nuk është respektuar ligji, universiteti e ka mbajtur vetën si diçka i madhërishëm në fushë të arsimit. Kemi një universitet shumë voluminoz, universiteti duhet të parcializohet, duhet të profilizohet në fusha të ndryshme, në mënyrë që rektorët e këtyre universiteteve të punojnë më shumë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat