Tragjike: Vdesin dy mërgimtarë në një aksident trafiku në Hungari, dalin emrat e tyre

Aktuale

Tragjike: Vdesin dy mërgimtarë në një aksident trafiku në Hungari, dalin emrat e tyre

Më: 6 janar 2024 Në ora: 08:42 Përditësuar në ora: 10:40 më 06.01.2024
Viktimat, Kushtrim Hoxhaj dhe Jetmir Rexhepi

Aksidenti në Hungari ku vdiqën dy mërgimtarët, familjari jep detaje

Mbrëmë në Hungari ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë kanë vdekur dy mërgimtarë nga Kosova.

Viktimat janë Kushtrim Hoxha dhe Jetmir Rexhepi.

Axha i Kushtrimit, Bashkimi, ka dhënë detaje si ka ndodhur rasti.

Ai ka treguar për klanin se vetura në të cilën gjendeshin tashmë dy viktimat, si pasojë e aksidentit ka marrë flakë. Sipas tij, Jetmiri, i cili ishte dhëndri i Kushtrimit, ka vdekur në vendngjarje pasi është përfshirë nga flaka, kurse Kushtrimi ka vdekur gjatë rrugës për në spital.

Kushtrimi pas vetes ka lënë një vajzë katër muajshe, kurse Jetmir një djalë 1-vjeç.

Bashkimi tha se kufomat janë ende në Hungari, dhe se nuk ka shumë informacione se si ka ndodhur aksidenti.

Ai tha se Kushtrimi dhe Jetmiri kanë qenë duke ardhur në Kosovë në kohën kur ka ndodhur aksidenti, ndërsa në Kosovë ka qenë duke i pritur djali i tij (i Bashkimit), bashkë me një grup studentësh nga Gjermania, për të bërë shëtitje nëpër vende historike në Shqipëri e Kosovë.

Bashkimi ka bërë edhe një postim në Facebook, ku ka njoftuar mbi aksidentin.

“Një ditë të gjithë do të kthehemi te krijuesi ynë! Të dashur familjarë, farefis e ju miq të nderuar. Më bëhet zemra copash teksa po i shkruaj këta rreshta, për ta ndarë me ju lajmin e keq se djali i vetëm i vëllait tim Kushtrim (Kujtim) Hoxha dhe bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir (Naser) Rexhepi, kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë automolibilistik. U ndanë nga jeta dy djem të mbarë, të edukuar dhe prindër të rinjë. Zoti i mëshiroftë mes lulesh të xhenetit, inshaAllah. Për varrimin do t’i informojmë me kohë”, shkroi Bashkimi në Facebook.

Pamje të rënda të aksidentit në Hungari ku vdiqën dy mërgimtarë nga Kosova

Një aksident i rëndë komunikacioni në Hungari ua mori jetën dy të rinjve kosovarë, njërit nga Prizreni dhe tjetrit nga Celina e Rahovecit.

Viktimat ishin familjarë mes vete, teksa dyshohet se po udhëtonin për në Kosovë.

Lajmin për vdekjen e tyre e kanë konfirmuar edhe familjarët e viktimave.

Në fotot e publikuara shihet se aksidenti ka qenë tejet i rëndë.

Dy mërgimtarë njoftohet se kanë vdekur në një aksident në Hungari, familjari ua publikon fotot

Dy mërgimtarë kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku, që dyshohet se ka ndodhur në Hungari.

Sipas raportimeve të mediave, ato po vinin në Kosovë.

Lajmin për vdekjen e tyre e ka bërë të ditur një familjar i viktimave.

“Më bëhet zemra copash teksa po i shkruaj këta rreshta, për ta ndarë me  ju lajmin e keq se djali i vetëm i vëllait tim Kushtrim (Kujtim) Hoxha dhe bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir (Naser) Rexhepi, kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë automolibilistik. U ndanë nga jeta dy djem të mbarë, të edukuar dhe prindër të rinj”, ka shkruar një familjar në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka publikuar edhe fotografitë e tyre.

Media ka provuar të marrë një konfirmim për rastin nga Ambasada e Kosovës në Hungari, por deri tash s’ka marrë përgjigje.

Tragjike: Vdesin dy mërgimtarë në një aksident trafiku në Hungari, dalin emrat e tyre

Një ngjarje tragjike është shënuar mbrëmë për dy familjet kosovare, familjen Hoxhaj dhe Rexhepi. Dy nga më të dashurit e tyre, humbën jetën tragjikisht pasi nuk arritën t’i bëjnë ballë plagëve të marra nga një aksident trafiku.

Siç mëson media nga burimet e veta, dy viktimat e këtij aksidenti janë mërgimtarët Kushtrim Hoxhaj dhe Jetmir Rexhepi.

Po ashtu, të njëjtat burime bëjnë me dije se viktimat ishin familjarë mes vete, teksa dyshohet se po udhëtonin për në Kosovë.

Lajmin tashmë e kanë konfirmuar edhe familjarët e viktimave, teksa thanë se miqtë e të afërmit e tyre do të njoftohen për ceremonitë e varrimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat