Zyrtare, Spanja njeh pasaportën e Kosovës - Bislimi jep detaje

Aktuale

Zyrtare, Spanja njeh pasaportën e Kosovës - Bislimi jep detaje

Më: 6 janar 2024 Në ora: 15:27
Pasaporta e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka konfirmuar se Spanja njeh pasaportën e Kosovës.

Bislimi në një postim në Facebook shkruan se DG Home ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës dhe mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti.

Postimi i plotë

Lajmet e mira vazhdojnë. Për qytetarët tanë dhe shtetin.

DG Home ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës. Pra mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti.

Ndërsa me 1 janar nisi lëvizja pa viza, Spanja është destinacion që i shtohet vendeve të zonës Shengen ku mund të udhëtojmë përmes liberalizimit, e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë.

Vazhdojmë tutje, për të sjellë lajme të tjera të mira, e që ndikojnë pozitivisht për qytetarët tanë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat