​Gërvalla falënderon Spanjën për njohjen e pasaportës së Kosovës

Aktuale

​Gërvalla falënderon Spanjën për njohjen e pasaportës së Kosovës

Më: 6 janar 2024 Në ora: 19:32
Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguar pas vendimit të Madridit zyrtar për njohjen e pasaportës së Kosovës.

Ajo në një postim në rrjetin social X ka thënë se qytetarët e Kosovës tani mund të udhëtojnë lirshëm në Spanjë.

“Qytetarët e Kosova mund të udhëtojnë në Spanjë tani. Bazuar në njoftimet e shteteve anëtare të BE-së deri më 5 janar 2024, Mbretëria e Spanjës njeh pasaportat e zakonshme të Republikës së Kosovës që nga 1 janari 2024. Faleminderit shumë Spanjë, mirë se vini në Kosovë”, ka shkruar Gërvalla.

Më herët, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, duke iu referuar Drejtorisë së Përgjithshme për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme të BE-së (DG Home), njoftoi mbi vendimin e shtetit spanjoll për njohjen e pasaportës së Kosovës.

Ndryshe, Spanja ka qenë vendi i vetëm i zonës Schengen që ka refuzuar t’i lejojë shtetasit e Kosovës të hyjnë në territorin e saj për shkak të mosnjohjes së pasaportës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat