Kurti uron Krishtlindjen ortodokse: Kjo festë udhëzon për dashuri, besim, mirësi e paqe

Aktuale

Kurti uron Krishtlindjen ortodokse: Kjo festë udhëzon për dashuri, besim, mirësi e paqe

Më: 7 janar 2024 Në ora: 11:34
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Krishtlindjen ortodokse për të gjithë bismtarët.

Ai ka thënë se kjo festë udhëzon për dashuri e bësim, mirësi e paqe mes njerëzve.

“Qytetarëve tanë të komunitetit serb të besimit ortodoks që festojnë sipas kalendarit julian, Gëzuar Krishtlindjen! Kjo festë e krishterë udhëzon për dashuri e besim, mirësi e paqe midis njerëzve. Festën e pasurojnë edhe më shumë urimet e përzemërta për harmoni, lumturi dhe mirëkuptim ndërmjet njerëzve, që frymëzim i kanë mësimet e Jezu Krishtit.

Përveçse kremtë, Krishtlindja është edhe rikujtim për mirënjohje,  dashamirësi, devotshmëri  dhe shërbim pa kushte ndaj të mirës për të tjerët e për shoqëri më të drejtë për të gjithë. Ta festoni gëzuar Krishtlindjen në familjet tuaja!”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat