Konjufca: Gëzuar Krishtlindjen e kalendarit julian, mbarësi e gëzime në familjet tuaja!

Aktuale

Konjufca: Gëzuar Krishtlindjen e kalendarit julian, mbarësi e gëzime në familjet tuaja!

Më: 7 janar 2024 Në ora: 17:23
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendi, Glauk Konjufca, ua ka uruar besimtarëve ortodoksë Krishtlindjen.

Në njoftimin e lëshuar nga ai në Facebook thuhet se mesazhet e ngrohtësisë, paqes, solidaritetit dhe respektit qofshin ato të cilat përshkojnë këtë ditë të kremtimit e festimit.

“Në frymën e mirësisë ndaj njëri-tjetrit dhe shpresës së përbashkët për njëri-tjetrin me të cilën vjen kjo festë, dëshiroj që të gjithë qytetarëve tanë serbë të besimit ortodoks t’ua uroj Krishtlindjen!”

“Gëzuar Krishtlindjen e kalendarit julian, mbarësi e gëzime në familjet tuaja!”, ka thënë Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat