Haziri thotë se Qeveria u befasua nga njohja e pasaportës: Falënderojeni Borellin, ju s’keni bërë asgjë

Aktuale

Haziri thotë se Qeveria u befasua nga njohja e pasaportës: Falënderojeni Borellin, ju s’keni bërë asgjë

Më: 7 janar 2024 Në ora: 20:07
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se zv/kryeministri Besnik Bislimi dhe këshilltari i MPJD-së Gani Jakupi, nuk kanë bërë asgjë për punën e njohjes së pasaportave të Kosovës nga Spanja. Për këtë njohje, ai thotë se duhet falënderuar Borrellin.

Tutje, Haziri e ka përmendur edhe pagën e Jakupit prej 7500 eurosh, duke thënë se edhe përkundër këtij fakti, i njëjti nuk ka bërë asgjë.

“Nada”, nga gjuha spanjolle “asgjë”, ripërsëritë Haziri se dyshja e përmendur më lartë nuk kontribuuan në njohjen e pasaportave.

Postimi i tij i plotë:

Spanja befasoi qeverinë, z. Besnik Bislimi dhe Gani Jakupin me super pagë për asgjë, me pranimin e njëanshëm të pasaportës së Kosovës, duke na njoftuar përmes DG Home/BE dhe jo nëpërmjet Ministrisë së Jashtme të Spanjës. Kurrë asgjë nuk keni bërë për këtë punë ju. Nada! Veç thuani faleminderit z. Borell!

Urime fansave të Barcelonës dhe Realit, mbi të gjitha!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat