Kurti numëroi sukseset, reagon Abdixhiku: Ja me çfarë mburren përplot delir popullist

Aktuale

Kurti numëroi sukseset, reagon Abdixhiku: Ja me çfarë mburren përplot delir popullist

Nga: M.L. Më: 7 janar 2024 Në ora: 21:14
Lumir Abdixhiku

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konsideron se tre vitet në krye me Lëvizjen Vetëvendosje ishin të humbura për shtetin e Kosovës.

Sipas tij kjo kohë ka kaluar “pa projekte madhore, pa arritje kapitale, pa forcim të shtetësisë ndërkombëtarisht”.

Abdixhiku thotë se Kosova mori sanskione e 300 milionë humbje nga ky izolim dhe se liberalizimi u bllokua për 7 vjet.Postimi i tij i plotë:

Ja me çfarë mburren përplot delir popullist:

– Me njohje pasaportash por asnjë njohje të re në tre vjet. Njohja e fundit ishte nga Izraeli, 3 vite më parë; pa ta! Asnjë njohje, asnjë anëtarësim! Sanksione e mbi 300 milion euro humbje nga ky izolim!

– Mburren me mbledhjen e faturave në veri nga ‘ELEKTROSEVERI’, kompani në pronësi të shtetit të Serbisë. Ka mbi 7 vite që kanë kundërshtuar këtë marrëveshje madje dhe me protestë. Sot marrëveshjen e njëjtë e trumpetojnë si histori.

– Mburren me liberalizim, proces që e kishin ndërprerë me dhunë qysh në vitin 2016. Asokohe, Kosova, Ukraina dhe Gjeorgjia ishin në një paketë. 7 vite të humbura për një kauzë që e kanë harruar tashmë. I thonë demarkacion.

Këto 3 vite janë të humbura në plotni. Pa projekte madhore, pa arritje kapitale, pa forcim të shtetësisë ndërkombëtarisht.

Kosova mundet më mirë!

Kosova meriton shumë më mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat