Haxhiu: Fajtorët për mos miratimin e ligjit për shëndetin riprodhues dhe blerjen e pajisjeve duhet të kërkohen tek Vetëvendosja

Aktuale

Haxhiu: Fajtorët për mos miratimin e ligjit për shëndetin riprodhues dhe blerjen e pajisjeve duhet të kërkohen tek Vetëvendosja

Më: 8 janar 2024 Në ora: 09:38
Bekim Haxhiu

Vetëm në lexim të parë është miratuar në Kuvend projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar.

Projektligji ishte kundërshtuar ashpër nga një pjesë e deputetëve të pushtetit.

Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, pati thënë se e kundërshton idenë që e drejta e fertilizimit të asistuar mjekësor t’u jepet edhe grave të pamartuara pasi ka rrezik të incestit në të ardhmen.

E lidhur me këtë çështje ka folur edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Ai tha se projektligji nuk është votuar për shkak të mospajtimeve të VV-së mes vete.

Fajtorët për mos miratimin e ligjit dhe blerjen e pajisjeve duhet të kërkohen tek VV-ja, thotë Haxhiu.

“Ligji i ri që ka ardh në Kuvend është prolonguar  për shkak të mospajtimeve të brendshme brenda GP të VV-së, derisa ne si opozitë kemi dhe e kontributin tonë në grup punës për ta pas një ligj sa më të mirë. Fajtorët për këto vonesat në miratim të ligjit dhe blerjen e pajisjeve duhet të kërkohen tek partia në pushtet”, ka thënë Haxhiu.

Ai tha se vonesat e tenderit për blerjen e pajisjeve është e qëllimshme për grupet e interesit që përfitojnë në sektorin privat.

 “Nuk ka pas menaxher që funskionalizojnë këtë shërbim në sektorin publik. Vitin që po lëmë pas ka dështuar tenderi për blerjen e pajisjeve për IVF në klinikën dhe këto vonesa duket të jenë të qëllimshme për interesa të grupeve të interesit që kanë përfitime milionëshe në sektorin privat të lidhura me kompani jashtë Kosovës”, ka deklaruar Haxhiu.

Deputeti i PDK-së thotë se ky ligj është në fuqi nga viti 2007.

“Nga viti 2007 në Kosovës është në fuqi LIGJI NR. 02/L-76 PËR SHËNDETIN RIPRODHUES me të cilin rregullon organizimin, funksionimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha veprimtarive që zhvillohen në fushën e shëndetit riprodhues IVF”, u shpreh ai.

Ky ligj parasheh rregullimin e organizimit, funksionimit, rolit dhe përgjegjësisë institucionale dhe profesionale, mbikëqyrjen, inspektimin për kujdesin shëndetësor të sigurt dhe cilësor që ofrohet në fushën e shëndetit riprodhues, me qëllim të ruajtjes, promovimit, përmirësimit të të drejtave të shëndetit seksual dhe riprodhues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat