Krasniqi: Pas Banjskës, Bosnja target i Serbisë

Aktuale

Krasniqi: Pas Banjskës, Bosnja target i Serbisë

Më: 8 janar 2024 Në ora: 18:26
Milazim Krasniqi

Profesori Milazim Krasniqi, në emisionin “FIVE", ka thënë se zhvillimet në Serbi janë problematike dhe për shkak të fitorës së Vuçiqit.

“Zhvillimet në Serbi janë jashtëzakonisht problematike edhe për shkak që fitorja e Vuçiqit me shumicë dërrmuese i ka forcuar pozitat dhe politikën e tij, praktikisht fashiste”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se presidenti serb ka ardhur dhe është duke qëndruar në pushtet me “kartën e nacionalizmit”.

“Edhe sulmin në Banjskë e ka paketuar ashtu që i’u ka dashtë për fushatën zgjedhore dhe për fitorën atje…E sigurt është një gjë, që projekti i tij “Bota serbe” mbetet actual edhe në drejtim të Kosovës, Bosnjës dhe Malit të Zi”, ka thënë tutje profesori.

Ai ka shtuar se analizat thonë që pas sulmit në Banjskë ndoshta Bosnja e Hercegovina do të jetë targeti i ardhshëm i sulmeve.

“Por, Kosova do të mbetet nën presion edhe përmes instrumentalizimit që po u bëhet serbëve të Kosovès, presionit në kufij dhe përmes luftës propagandistike që zhvillohet në drejtim të Kosovës”, ka shtuar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat