Murati: Vitin që lamë pas shpenzimet janë rritur për 13% krahasuar me vitin 2022

Aktuale

Murati: Vitin që lamë pas shpenzimet janë rritur për 13% krahasuar me vitin 2022

Më: 9 janar 2024 Në ora: 13:57
Hekuran Murati

Sipas raportit preliminar të shpenzimit të buxhetit, në vitin 2023 shpenzimet janë rritur për 13% krahasuar me vitin paraprak, ka thënë ministri i Financave, Hekuran Murati.

Murati ka thënë po ashtu se investimet kapitale është kategoria që është rritur më së shumti në vitin 2023, me 32% më shumë sesa në vitin 2022.

“Sipas raportit preliminar të shpenzimit të buxhetit, në vitin 2023 shpenzimet janë rritur për 13% krahasuar me vitin paraprak.

✅ Investimet Kapitale është kategoria që është rritur më së shumti në vitin 2023, me 32% më shumë sesa viti 2022.

✅ Kategoria Paga dhe Shtesa është e dyta me kontributin më të madh në rritjen e buxhetit, me 114 milionë euro më shumë, apo 17% më shumë sesa viti 2022. Kjo tregon se në sektorin publik ka pasur rritje mesatare të pagave që ka tejkaluar shkallën mesatare të inflacionit prej 11.6% të vitit 2022.

✅ Mallërat dhe Shërbimet gjithashtu me 17% kanë trendin e njëjtë të rritjes, mirëpo si vlerë absolute rritja është përgjysmë më pak sesa kategoria Paga dhe Shtesa.

✅ Ndërsa Subvencionet dhe Transferet kanë pasur rritjen më të vogël nga të gjitha kategoritë, me vetëm 1%”, ka shkruar ai në Facebook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat