Dy kryeministra shqiptarë (Rama dhe Kurti) javën e ardhshme në samitin botëror në Davos

Aktuale

Dy kryeministra shqiptarë (Rama dhe Kurti) javën e ardhshme në samitin botëror në Davos

Më: 9 janar 2024 Në ora: 17:21
Albin Kurti dhe Edi Rama

Takimi vjetor 2024 i Forumit Ekonomik Botëror do të mbahet nga 15 deri më 19 janar në Davos të Zvicrës.

Takimi mirëpret mbi 100 qeveri, të gjitha organizatat kryesore ndërkombëtare (OKB, 0BE, KE, Interpol, NATO…) biznesmen dhe 1000 kompanitë partnere të Forumit dhe drejtues të shoqërisë civile, ekspertë si dhe media nga mbarë bota.

Në sesionin e 54-të me radhë të Forumit Ekonomik Botëror (ËEF) do të pamrrin pjesë edhe dy kreministra shqiptarë, ai nga Shqipëria Edi Rama dhe nga Kosova Albin Kurti.

Krerët e Qverive nga Tirana dhe Prishtina do të zhvillojnë një sërë takimesh me autoritetet zvicerane si dhe ato botërore dhe përfaqeus të organizatve nderkombëtare, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Përveç presidentit ukrainas, presidenti francez Emmanuel Macron (pas pese vitesh abstenim) dhe kryeministri kinez Li Qiang do të jenë kryesues në ËEF javën e ardhshme. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidenti francez Emmanuel Macron, si dhe kryeministri kinez Li Qiang, do të kryesojnë ËEF në Davos (GR) nga e hëna e ardhshme deri të premten. Konflikti në Lindjen e Mesme gjithashtu do të diskutohet gjerësisht.

Pas dy vitesh Zelensky do të udhëtojë në Forumin Ekonomik Botëror (ËEF), thanë organizatorët për shtyp të mërkurën. Po ashut është planifikuar një delegacion i madh amerikan. Në total, priten 2,800 pjesëmarrës, duke përfshirë më shumë se 60 krerë shtetesh dhe qeverish. Konflikti në Lindjen e Mesme çuditërisht do të jetë në qendër të vëmendjes. Kryeministri i Katarit Mohammed bin Abderrahmane al-Thani, vendi i të cilit po negocion lirimin e pengjeve, do të jetë i pranishëm. Ashtu si presidenti izraelit Isaac Herzog.

Burimet e gazetës zvicerane nënvizojnë gjithashtu se Zelensky synon të flasë personalisht në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Presidenti i Ukrainës po planifikon një vizitë në Bernë përpara fjalimit të tij në Davos të hënën, më 15 janar, sipas burimeve të shumta të njohura me orarin e vizitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat