Paralajmëron kryesindikalisti i policisë: Nëse nuk përmirësohen kushtet e punës s’do të mund t’i ndalim policët

Aktuale

Paralajmëron kryesindikalisti i policisë: Nëse nuk përmirësohen kushtet e punës s’do të mund t’i ndalim policët

Më: 9 janar 2024 Në ora: 18:06
Imer Zeqiri

Nga 1 janar 2024, qytetarëve të Kosovës u është mundësuar e drejta e udhëtimit pa viza në vendet e zonës Schengen.

Ky vendim është mirëpritur nga shumë qytetarë ku prej 1 janarit deri tani përmes Aeroportit të Prishtinës udhëtuan mbi 83 mijë.

Jo vetëm qytetarë të thjeshtë, largimin nga vendi i punës pritët ta bëjnë edhe nga institucionet e sigurisë.

“Liberalizimi i vizave do të ndikojë tek policët për largimin nga vendi i punës”.

Kështu po thotë kryesindikalisti i Policisë, Imer Zeqiri.

Zeqiri tha se pakënaqësitë që kanë policët do t’i qojnë deri në dorëheqje.

Mendoj që do të ndikojë liberalizmi i vizave që policët të japin dorëheqje, ne kemi pasur në vazhdimësi dorëheqje vullnetare për shkak të pakënaqësive që kanë”, tha ai.

Ai tregoi sa policë kanë dhënë dorëheqje gjatë 2023-tes.

“Vitin 2023 diku 100 policë kanë dhënë dorëheqje vullnetare, shumica kanë qenë për shkak të pakënaqësive të kushteve dhe pagës”, thotë Zeqiri.

Kryesindikalisti Zeqiri thotë se me përmirësimin e kushteve duhet të ndalohet largimi i policëve nga vendi i punës.

Ky proces mund të ndalët vetëm me përmirësim të kushteve nëse jo të gjithë ata që e kanë mundësinë do të largohen. Kjo është shumë e dëmshme për ne si institucion dhe për vetë shtetin”, tregoi ai.

Që nga 1 janari deri më sot s’ka ende lajmërim për dorëheqje të policëve nga vendi i punës, thotë Zeqiri

“Nuk ka kërkesa ende për dorëheqje as për pushim mjekësor pa pagesë po presim çfarë po ndodh ditët në vijim”, u shpreh Zeqiri.

Liberailizmi  i vizave nuk nënkupton leje pune apo përfitime të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat