Hetemi: Mu bë presion i jashtëzakonshëm për të dalë nga komuna

Aktuale

Hetemi: Mu bë presion i jashtëzakonshëm për të dalë nga komuna

Më: 9 janar 2024 Në ora: 21:54
Lulzim Hetemi

Kryetari i ri shqiptar i Leposaviqit, komunë e banuar me shumicë serbe në veriun e Kosovës, Lulzim Hetemi ka qëndruar i mbyllur në ndërtesën komunale për rreth 7 muaj.

Hetemi, ka shpalosur detaje nga ajo kohë.

“Fillimi ka qenë me tensione me protesta të dhunshme. Rreth 1 muaj e gjysmë nuk kemi mund as me lëviz. Por para se me hy këtu e kemi pas kabinetin e formuar dhe kemi ardhur këtu me drejtori,  ku i kemi 6 drejtori shqiptare dhe 7 të komunitetit serb” është shprehur ai.

I pyetur se a ka pasur presion politik ose ndonjë tjetër për t’u larguar nga komuna, ai ka pohuar se presioni ka qenë i jashtëzakonshëm.

“Presion më së shumti kam pas prej KFOR-it, qytetarëve e njerëzve me ndikim të politikës. Gjatë gjithë muajit kam pas vizitë nga ana e KFOR-it amerikan nga 6-7 herë në ditë për të dal. Kur vinte dita e premte më thonin për vikend me pushu. Kryetari ka dëshirë me shku në pushim por a kam unë garancion që vij të hënen në punë, jo. Kështu që nuk do të lëvizi i kam thënë KFOR-it deri të bëhet një ditë mirë. Tash që 3-4 ditë po lëvizi normal pa problem”

“Kur kam ardhur në fillim këtu kam qenë i qartë dhe i prerë edhe në biseda me amerikan, që unë jam shume i qartë se deri që të bëhet mirë nuk dal nga këtu, kështu ka qenë dhe ashtu ndodhi.

Kryetari Hetemi ka thënë se gjatë periudhës që ka qenë i mbyllur në komunë nuk ka zgjedhur çfarë të ha.

“Ketu kemi pas edhe kuzhinën kemi përgatit bashkë me polici e stafin. Për ushqim s’bën mu anku”, ka shtuar ai.

Kujtojmë që zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komuna veriore të Kosovës, të banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – u mbajtën më 23 prill të këtij viti, pas dorëheqjes së kryetarëve nga radhët e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – në nëntorin e 2022-tës. Ndërsa Hetemi u ndihmua nga njësia speciale e Policisë së Kosovës që të futej në zyrën e tij, mëngjesin e hershëm të 29 majit. Hyrja e tij në objektin komunal u prit me protesta nga banorë vendës serbë dhe nga grupe të ndryshme të dhunshme, që sulmuan forcat e rendit dhe gazetarët e mbledhur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat