Krasniqi: Dje mbajtëm takim me Quint-in e BE-në, ja çka i informuam për kryetarët në veri

Aktuale

Krasniqi: Dje mbajtëm takim me Quint-in e BE-në, ja çka i informuam për kryetarët në veri

Më: 10 janar 2024 Në ora: 11:39
Elbert Krasniqi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë të ditur se dje kanë mbajtur një takim me ambasadorët e Quint-it dhe të BE-së, ku i kanë informuar për procesin, zhvillimet dhe përgjegjësit nga Udhëzimi Administrativ për shkarkimin e kryetarëve të veriut.

Krasniqi tha se tashmë qytetarët në veri të vendit i kanë iniciuar kërkesat e tyre dhe janë në proces të mbledhjes së nënshkrimeve për largimin e kryetarëve të komunave në veri të vendit.

“Së paku nga aspekti i qeverisë dhe aspekti i përgjegjësive nga niveli lokal, të gjitha obligimet që i kemi pasur janë përmbushur dhe tashmë i kemi katër grupe të qytetarëve në veri të vendit që janë autorizuar për t’i mbledhur nënshkrimet”.

“Nga informacionet që i kemi nga kryesuesit e kuvendeve të komunës së Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, më 22 dhjetor janë takuar me qytetarët që kanë iniciuar këtë proces dhe janë autorizuar si palë dhe nga data 22 dhjetor fillojnë të rrjedhin afatet e parapara me Udhëzimin Administrativ”, tha Krasniqi.

Më tej, Krasniqi tha se në komunën e Zveçanit është një situatë tjetër, ku kryesuesja e kuvendit komunal të kësaj komune, nuk e ka proceduar në KQZ kërkesën e qytetarëve.

“Por ashtu sic është e paraparë me UA, qytetarët pastaj iu janë drejtuar MAPL-së dhe KQZ-së dhe kanë pranuar numrin e trupës votuese dhe 20 për qindëshin e e duhur për t’i mbledhur nënshkrimet dhe për të proceduar me pjesën tjetër të këtij Udhëzimi Administrativ”, tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat