Haxhiu: Gjykata Kushtetuese, penguese e reformave të Qeverisë dhe shpëtim i opozitës

Aktuale

Haxhiu: Gjykata Kushtetuese, penguese e reformave të Qeverisë dhe shpëtim i opozitës

Më: 10 janar 2024 Në ora: 12:14
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka cilësuar Gjykatën Kushtetuese si një nga institucionet që siç ka thënë ajo po e pengon “reformën në drejtësi, por edhe në fushat tjera”.

Haxhiu në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë e akuzoi Gjykatën Kushtetuese të Kosovës si penguese të reformave të Qeverisë.

“Gjykata Kushtetuese është një nga institucionet që po e pengon jetësimin e reformës jo vetëm në drejtësi por edhe në fushat tjera. Këtë po e them sepse opozita po e konsideron si shpëtim në mënyrë që të mos jetësohen reformat, qoftë në drejtësi qoftë në aspektin ekonomik financiar dhe ato që kanë të bëjnë me administratën publike”, u shpreh Haxhiu.

“Vetë fakti që ligji thotë që Gjykata për kërkesat që dërgohen nga ana e Kuvendit, të trajtohen brenda dy muajve dhe në anën tjetër ne presim deri në një vit për ta marrë një aktgjykim të Kushtetuese natyrisht se kjo paraqet problem sepse ka pasoja afatgjate. Sepse reformat që të them ne mund ti përfundonim para një viti, jemi të detyruar të presim me muaj të tërë në kundërshtim me ligjin për Gjykatën Kushtetues”, u shpreh Haxhiu në konferencën për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat