Trupat e dy shtetasve të Kosovës që vdiqën në Hungari pritet të kthehen sot në Kosovë

Aktuale

Trupat e dy shtetasve të Kosovës që vdiqën në Hungari pritet të kthehen sot në Kosovë

Më: 10 janar 2024 Në ora: 14:57
Viktimat

Dy të rinj nga Kosova, vdiqën javën e kaluar në një aksident në Hungari.

Viktimat e këtij aksidenti janë Kushtrim Hoxha dhe Jetmir Rexhepi.

Ditë më parë familjarët e tyre njoftuan se si pasojë e procedurave të shtetit hungarez, ishte e pamundur tërheqja e trupave për ceremonitë mortore.

Lidhur me këtë janë angazhuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Leutrim Sahiti, këshilltar politik i ministres Donika Gërvalla-Schwarz në një përgjigje për Klankosova.tv tha se sot bëhet kthimi i trupave të tyre në Kosovë.

“Sot me datë 10.01.2024, familjarët kanë tërhequr trupat e familjarëve të tyre dhe sot bëhet kthimi i tyre në Kosovë. Po ashtu kemi kërkuar nga autoritetet hungareze që sa më shpejtë të kryhen procedurat dhe dje, me datë 09.01.2024 është bërë obduksioni”, tha Sahiti.

Aitheksoi se MPJD-ja iu ka ndihmuar po ashtu familjarëve të viktimave ta bëjnë kompletimin e dokumentacionit, dhe trupat të transportohen për në vendlindje.

“Pas aksidentit autoritetet hungareze kanë kryer procedurat zyrtare që duhet ndjekur duke përfshirë raportin e aksidentit rrugor dhe atë të mjekësisë ligjore, procedurat e obduksionit (autopsisë) dhe të identifikimit”, tha ai.

Sahiti theksoi se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka qenë në vazhdimësi në koordinim me autoritetet hungareze dhe njëkohësisht edhe me familjarët e viktimave.

“Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla edhe njëherë i shpreh ngushëllime familjes Hoxhaj dhe Rexhepi për humbjen e më të dashurve të tyre”, theksoi Leutrim Sahiti, këshilltar politik i ministres Donika Gërvalla -Schwarz

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat