“Kthimi i trurit”, Sejdiu: Dy mjekë u kthyen, ikën pas tre muajve

Aktuale

“Kthimi i trurit”, Sejdiu: Dy mjekë u kthyen, ikën pas tre muajve

Më: 10 janar 2024 Në ora: 23:40
Ilustrim

Qeveria e Kosovës kishte planifikuar kthimin e profesionistëve shëndetësor që punojnë jashtë vendit në Kosovës.

Këtë nismë që ishte quajtura si “kthimi i trurit”, kryearti i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu thotë se e kishin mirëpritur.

Por ai ka treguar se vetëm dy mjek kishin ardhur, por që ishin larguar pas tre muajve.

“Ka qenë iniciativë shumë e mirë edhe pse kemi qenë skeptik se do të realizohet. Do të ishte përfitim i madh nëse do të ktheheshin dhe do të rrisnin kapacitetet në sektorin publik. Kanë qenë dy qe janë kthyer dhe ata kanë ikur pas tre muajve”, tha Sejdiu.

E për “kthimin e trurit”, analisti Arton Demhasaj tha se ish-ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi është shembulli më i mirë, i cili sipas tij erdhi dhe e pa që nuk mundet me funksionu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat