Në pritje të faturave – Kush do ta paguajë rrymën në veri?

Aktuale

Në pritje të faturave – Kush do ta paguajë rrymën në veri?

Më: 11 janar 2024 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Gati 25 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, rryma në veri do të nisë të paguhet. Por, nga kush dhe si, mbetet e paqartë. Qytetarët, shoqëria civile dhe ekspertët kanë kërkuar më shumë transparencë mbi marrëveshjet që rregullojnë pagesën e rrymës nga qytetarët e veriut me shumicë serbe, për të cilët rryma ishte falas deri më tani.

Për qytetarët e veriut të Kosovës, i banuar me shumicë serbe deri më tani rryma ishte falas. Nëpër shtëpi, banesa kolektive e objekte afariste, matësit janë të vjetër e disa edhe jashtë funksionit.

Institutcionet e Kosovës thanë se rryma e shpenzuar në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok, do të nisë të paguhet në vitin 2024. Por, qytetarët e asaj zone ende e kanë të paqartë se si do të bëhet kjo pagesë.

“Unë nuk jam në dijeni por mendoj se (pagimi i energjisë elektrike) është diçka e mençur sepse nuk është e drejtë të shpenzosh pa paguar asgjë. Gjendja ekonomike është pak e vështirë, është e vështirë të gjesh punë, ndoshta faturat do të jenë të mëdha. Ndoshta nuk do të ishte keq që çmimi të ishte pak më I ulët në mënyrë që qytetarët të mund të paguajnë”, thotë Bojan Premoviq, banor i Mitrovicës së Veriut.

“Unë nuk jam e informuar për asgjë dhe mos më pyet asgjë më tej…”, thotë një banore tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat