Ramadani: E rëndësishme që ShBA po përkrahë Kosovën në forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes

Aktuale

Ramadani: E rëndësishme që ShBA po përkrahë Kosovën në forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes

Më: 12 janar 2024 Në ora: 08:45
Burim Ramadani

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, është deklaruar rreth procedurave për blerjen e raketave antitank “Javelin” nga ShBA.

Ramadani e sheh të arsyeshme blerjen e raketave, pasi që sipas tij ndikojnë në përforcimin e kapacitete mbrojtëse.

“Është me rëndësi për Kosovën që të përforcojë kapacitetet e saj mbrojtëse, kjo është pjesa e parë. Pjesa e dytë që është po ashtu e rëndësishme është që ShBA-të vazhdojnë që ta përkrahin fuqishëm Kosovën në forcimin e kapaciteteve mbrojtës të Kosovës, sovranitet, integritetit territorial. Dhe e treta që është shumë me rëndësi është mesazhi, respektivisht momenti i publikimit nga ana e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pajtimin e shitblerjes, pra blerjes së këtij kontigjenti të raketave anti-tek që është një prej sistemeve më i avancuar në botë për mbrojtje anti-tek  dhe fatkeqësisht Kosova ka pasur besoj vonesa në negocimin e tillë”, tha ai.

Ai tha se momenti për forcimin e ushtrisë së Kosovës nuk është asnjëherë vonë, derisa shtoi se me rëndësi është që kjo po ndodh.

Ndërkohë, gjatë ditës ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e ka konfirmuar se kanë filluar procedurat për blerjen e raketave, derisa ka shtuar se shkon në disa faza aprovimi.

Përmes një deklarate të shkurtër, Maqedonci ka thënë se ky vendim është në kuadër të planit të tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Megjithatë, Maqedonci ka thënë se kjo çështje është nis si procedurë, por ka shtuar se shkon në disa faza aprovimi.

“Kjo është proceduar më herët. Në kuadër të planit të tranzicionit e kemi një plan që është blerje shtet me shtet, me SHBA-në. Tash përveç si kërkesë e kam theksuar këtë çështje edhe kur kam qenë në SHBA, është tash në faza të aprovimit në Kongresin Amerikan si çështje, por shtetet e Bashkuara të Amerikës janë akteri kyç në furnizimin e FSK-së në kuadër të planit të tranzicionit. Është pjesë e pajisjeve tona strategjike. Është nis si procedurë sepse kjo shkon në disa faza aprovimi”, ka thënë Maqedonci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat