Top Channel në lajmet qendrore i referohet Kosovës si “Kosova e Metohia”

Aktuale

Top Channel në lajmet qendrore i referohet Kosovës si “Kosova e Metohia”

Më: 15 janar 2024 Në ora: 14:11
Top Channel

Top Channel i referohet shtetit të pavarur të Kosovës si “Kosova e Metohija” në një raportimin të tyre i përkthyer nga mediat e Beogradit, e i transmetuar në lajmet qendrore të televizionit kombëtar në Shqipëri.

Këtë skandal, Top Channel e lëshoi në një kronikë të tyre të 13 janarit, e cila flet për raportimet e mediave serbe se është arrestuar në Serbi një person i dyshuar për bashkëpunim me Shërbimin Informativ të Shqipërisë.

Në një pjesë të raportimit, gazetarja e Top Channel e cila ka përkthyer informatat nga mediat serbe, pakicës etnike në Kosovë, atyre serbë iu referohet si “serbet nga Kosova e Metohija”, duke e cituar “bukfalisht” raportimin e mediave në Serbi.

Kronika skandaloze u nxor të shtunën në lajmet qendrore të televizionit kombëtar shqiptar, dhe e njëjta – po ashtu – u publikua me të njëjtin referim për Republikën e Kosovës edhe në portalin online të Top Channel.

Termin “Metohija”, në Serbi përdoret si ndajshtesë kur përmendet Kosova, duke iu adresuar si “Kosova dhe Metohija” dhe për shumë kë është “shpikje politike” dhe pezhorative ndaj vendit.

Ky term u përdor me të madhe ndaj Kosovës sidomos në vitet ‘90 të shekullit të kaluar, në kohën kur Slobodan Milosheviq, kishte marrë pushtetin në Serbi dhe kur regjimi i tij kreu masakra të tmerrshme dhe krime tjera të luftës në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat