Kurti në ceremoninë e hapjes së ekspozitës së mobiljeve të Kosovës në Cyrih, shefi i kabinetit jep detaje

Aktuale

Kurti në ceremoninë e hapjes së ekspozitës së mobiljeve të Kosovës në Cyrih, shefi i kabinetit jep detaje

Më: 15 janar 2024 Në ora: 19:33
Kryeministri Kurti në ceremoninë e hapjes së ekspozitës së mobiljeve të Kosovës në Cyrih

Luan Dalipi, shef i kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se kreu  i ekzekutivit ka marrë pjesë  në një ngjarje për ekspozitën e mobiljeve përfshirë edhe ato të prodhuara në Kosovë që po mbahet në Cyrih.

Dalipi ka shtuar se progresi i mirë në demokraci dhe sundim të ligjit fuqizon zhvillimin e sektorit privat.

“Kryeministri Kurti në ceremoninë e hapjes së ekspozitës së mobiljeve të Kosovës në Cyrih, një dëshmi e potencialit dhe cilësisë së produkteve tona dhe një dritare drejt tregjeve globale për mobilje të prodhuara në Kosovë.

Progresi i mirë në demokraci dhe sundim të ligjit fuqizon zhvillimin e sektorit privat”, ka shkruar ai në platformën “X”, të hënën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat