Walker: Nuk jam pro Asociacionit

Aktuale

Walker: Nuk jam pro Asociacionit

Më: 15 janar 2024 Në ora: 23:26
William Walker

Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker është shprehur kundër krijimit të Asociationit.

Ambasadori Walker ka thënë nuk e përkrah krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Nuk jam në favor të Asociacionit të bashkësisë së komunave serbe, si ç nuk do të ishta në favor të një Asociacioni të komunitetit rom apo egjiptas. Sepse mendoj që pas luftës të vitit 1999 komuniteti ndërkombëtar do të vinte këtu dhe do të përpiqej që të bënte gjit çka qe është e mundur për të sjell pajtimin mes shumicës shqiptare dhe pakicave të tjera. Për të krijuar këtë Asociacioni sipas meje shkon në drejtim tjetër, sepse njerëzit identifikohen nga etnia e tyre dhe mendoj se është plotësisht në kundërshtim për t’i bashkuar njerëzit pavarësisht përkatësisë së tyre etnike”, ka thënë Walker.

Ai ka thënë se nuk e kupton insistimin e Bashkimit Evropian në këtë çeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat