Hykolli: Paga minimale ka mbet keq, Këshilli Ekonomik-Social nuk funksionon më

Aktuale

Hykolli: Paga minimale ka mbet keq, Këshilli Ekonomik-Social nuk funksionon më

Më: 16 janar 2024 Në ora: 10:22
Atdhe Hykolli

Që ky ligj ani pse është miratuar në Kuvend dhe aktualisht është në Kushtetuese e thonë edhe nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli thotë për Front Online se nuk kanë statistika se sa është numri i punëtorëve në Kosovë të cilët ende paguhen me pagën prej 130-170 euro.

Ne nuk kemi statistika. BSPK i mbron anëtarët e vet të cilët janë pjesë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës”, ka thënë shkurt ai.

Hykolli ka deklaruar se paga minimale është dashtë të negocionet në fund të vitit që shkoi, por si pasojë e mosfunskionimit të Këshillit Ekonomik-Social, e njëjta ka mbetur ashtu siç është.

“Në fakt paga minimale është dashtë më u negociua ën fund të vitit që e lam pas. Këshilli Ekonomik-Social që ka funksionu deri tash, nuk funksionon më, kështu që paga minimale ka mbet shumë keq, për arsye se ajo veç është dashtë me u negociua nga partnerët social edhe ta kemi një pagë minimale tjetër në raport me këtë që është”, ka shtuar Hykolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat